RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bislimi: I kemi dërguar BE-së raport 48 faqesh për Banjskën, prokuroria ta bëjë publik

bislimi:-i-kemi-derguar-be-se-raport-48-faqesh-per-banjsken,-prokuroria-ta-beje-publik

Zëvendëskryeministri i vendit për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, njoftoi se Kosova i ka dërguar Bashkimit Evropian dhe secilit shtet anëtar një raport prej 48 faqeve për agresionin në Banjskë.

Me ç’rast, Bislimi i bëri thirrje Prokurorisë që ta bëjë publik raportin.

“Ne po bëjmë presion publik. Bëni edhe ju presion që le të publikohet raporti. Ndihmona që prokuroria ta publikojë raportin, ta nxjerr fletarrestin për Radoiçiqin dhe kriminelët e tjerë, ndihmona në këtë drejtim. Ndihmona në këtë drejtim, që Radojçiqi të mos sillet i lirë rreth veriut. Sa herë që ai sillet i lirë dhe Serbia dhe kampet ushtarake të saj, përgatit dhe trajnon të rinj nga Kosova, rreziku i sigurisë do të jetë permanent, prandaj ndihmona që edhe prokuroria të veprojë”, deklaroi Bislimi.

Prandaj, Bislimi u bëri thirrje edhe deputetëve që t’i bëjnë presion Prokurorisë që ky raport të publikohet.

Related posts

Shefja e BE-së i thotë administratës Trump të mos ndërhyjë në demokracinë evropiane

RTI

Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s

Muhamet Ramadani

Irani goditet nga një tërmet 5,4 ballë

admin