RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rasti i Banjskës, sërish bastisje në veri

rasti-i-banjskes,-serish-bastisje-ne-veri

Policia e Kosovës është duke kryer sërish bastisje në veri të Kosovës lidhur me agresionin në Banjskë të Zveçanit.

Zvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se nuk ka persona të arrestuar gjatë këtyre bastisjeve.

Sipas tij, Policia ka zhvilluar bastisje në tri lokacione të ndryshme në komunën e Zveçanit dhe atë të Mitrovicës së Veriut.

“E konfirmojmë se janë tri bastisje në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut. Nuk ka të arrestuar dhe nuk dihet se çka është konfiskuar”, ka thënë Elshani.

Tutje ai ka bërë të ditur se drejtoria e Policisë në veri, në këtë rast e ka asistuar drejtorinë kundër krimeve të rënda nga Prishtina.

Related posts

Kanali televiziv danez kërkon falje për “komentin racist” ndaj futbollistëve marokenë

admin

Macron: Nuk do t’i kërkoj falje Algjerisë për kolonizimin francez

admin

Grupi i dytë më i madh në Parlamentin Evropian kërkon pezullimin e marrëveshjes së partneritetit me Izraelin

Irfan Jahiu