RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rasti i dhunimit i të miturës, Kurti: Nuk mjaftojnë dy dorëheqje, ku është morali i gjyqtarëve e prokurorëve?

rasti-i-dhunimit-i-te-mitures,-kurti:-nuk-mjaftojne-dy-doreheqje,-ku-eshte-morali-i-gjyqtareve-e-prokuroreve?

Ditë më parë ndodhi një rast i rëndë në Prishtinë, ku një 11 vjeçare u dhunua nga pesë persona, ndërsa Policia ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit të cilët ndodhen në paraburgim për 30 ditë.

Për rastin në fjalë, të mërkurën u mbajt edhe një protestë masive në Prishtinë, ndërsa dy zyrtarë dhanë dorëheqje, Samedin Mehmeti nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Ali Gashi nga pozita e drejtorit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve.

Të dy dorëheqjet u tha se u dhanë si akt moral.

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, Prokuroria thotë se e njëjta në qershor të këtij viti ishte raportuar si e zhdukur
E këtë çështje sot e ka rikthyer kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili theksoi se nuk mjaftojnë këto dy dorëheqje, duke pyetur se ku është morali i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Nuk mjaftojnë dy dorëheqje

Organet e rendit arritën t’i arrestojnë personat e dyshuar për dhunimin e vajzës 11 vjeçare.

Në Policinë e Kosovës janë marrë masa e veprime. Janë shkarkuar zyrtarë të lartë: Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori për Operativë në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. E Drejtori i Përgjithshëm ka ofruar dorëheqje.

Policia e Kosovës është duke operacionalizuar Policimin në Bashkësi. Do të fillojnë shumë shpejt në lagjet e kryeqytetit, për t’u shtrirë më pas në komunat tjera të Republikës. Kontaktet e afërta të Policisë me qytetarin shtojnë parandalimin e krimeve si dhe ngrisin cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimeve.

Në Shërbimin Korrektues të Kosovës ka dhënë dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, si akt moral, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale.

Por, ku është morali i gjyqtarëve e prokurorëve?

Aktakuza jo të fuqishme të prokurorëve mundësojnë që dhunuesit shpesh të mos ndëshkohen. Gjykatat nuk i gjykojnë rastet e dhunimeve në përputhje me ligjet në fuqi, që parashohin dënime prej më së paku 10 vitesh për dhunë seksuale ndaj personit nën moshën 14 vjeç.

Mijëra qytetarë, të mërkurën, kërkuan shkarkim të gjykatësve që kanë dhënë dënime nën minimalen e lejuar me ligj për rastet e dhunës seksuale, dhe shkarkim të prokurorëve për neglizhencë ndaj këtyre rasteve.

Po atë ditë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, takoi kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryetarin e Gjykatës Supreme dhe u.d. Kryeprokurorin e Shtetit. U theksua si e domosdoshme llogaridhënia në sistemin prokurorial e gjyqësor.

Sot është dita e tretë, ndërsa KGjK e KPK janë ende në heshtje. Asnjë fjalë lidhur me veprimet që do të ndërmarrin.

Është bërë kohë e gjatë me drejtësi selektive e të pabarabartë, barra e rëndë e së cilës bie mbi supet e viktimave, kryesisht gra dhe vajza. Mosndëshkueshmëria ndaj dhunuesve, e edhe ndaj atyre që po i sjellin këto vendime, është e papranueshme.

Shoqëria dhe shteti ynë, nuk mund të bartin koston e mospunës dhe papërgjegjësisë së prokurorëve e gjyqtarëve.

Related posts

Disa fëmijë, një komandant i vrarë në sulmin izraelit në Gaza të shtunën

admin

Presidenti Erdoğan shpalos kabinetin e ri

rezart morina

Ndërron jetë ish-myftiu i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Jusuf ef. Gjokoviq

admin