RTV AHIRETI
Uncategorized

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria: Hetimet janë në zhvillim

rasti-i-njehsoreve-elektrike,-prokuroria:-hetimet-jane-ne-zhvillim

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke vazhduar hetimet lidhur me rastin e njehsorëve elektrikë, pas pretendimeve për manipulim përmes tyre.

Nga Prokuroria nuk është bërë e ditur faza aktuale e hetimeve, si dhe nuk janë dhënë detaje për numrin e personave të intervistuar deri më tani. Megjithatë, autoritetet kanë konfirmuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, deklaroi për Tëvë1.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, është duke zhvilluar hetime dhe po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.”

Hetimet mbeten në zhvillim, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen publike në vijim.





Related posts

Meet the 2024 WE Local U.S. Keynote Speakers

Një 36-vjeçar gjendet pa shenja jete në Godanc të Epërm

Kushtrim Guraj

Roli i Fesë në Shoqërinë Gjermane

Kushtrim Guraj