RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rasti tragjik i foshnjës në spitalin e Pejës, Ministria e Shëndetësisë shkarkon shefin e Inspektoratit Shëndetësor

rasti-tragjik-i-foshnjes-ne-spitalin-e-pejes,-ministria-e-shendetesise-shkarkon-shefin-e-inspektoratit-shendetesor

Ministria e Shëndetësisë ka liruar nga detyra, ushtruesin e detyrës së kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësorë, Shaban Osmanaj.
Ky vendim është marrë pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Spitalin e Pejës, ku një foshnje njoftohet se ishte futur në një lavatriçe të rrobave.

Nga Ministria e Shëndetësisë është theksuar se në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit.

Sipas MSh-së, konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoratit Shëndetësor.

“Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ri-përsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garantohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

Tutje u tha se ministria shpreh mbështetje për Prokurorinë e Policinë që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi.

“Ndërsa u. d. Ministrja e Shëndetësisë ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar.

Related posts

M*sakra në Itali/ Kryefamiljari qëlloi me armë gruan dhe fëmijët e tyre, shkon në 4 numri i viktimave, humb jetën djali 9-vjeçar i çiftit! Si është gjendja e 3 të plagosurve të tjerë

admin

Një i vdekur nga arma e zjarrit dhe dy të plagosur nga therja me thikë në Prishtinë

admin

Integrimi evropian në fokus të samitit të Bërdo-Brionit në Shkup

rezart morina