RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ratifikohet marrëveshja Shqipëri-SHBA në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak

ratifikohet-marreveshja-shqiperi-shba-ne-kuader-te-financimit-te-jashtem-ushtarak

Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe SHBA-së të huas direkte në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak, ndërkohë raportohet se ka për qëllim blerjen e pajisjeve ushtarake, transmeton Anadolu.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”, u miratua me 74 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë.

Deputetët e partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike, nuk morën pjesë në seancën që u zhvillua pa praninë e medias, pasi sipas tyre seanca për marrëveshjen me SHBA-në “është thirrur në kundërshtim me Kushtetutën”.

Më herët gjatë ditës, kryetari i grupit parlamentar të partisë në pushtet, Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, sipas tij “me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit që konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA-së”.

Teksti i marrëveshjes nuk është bërë publik pasi sipas autoriteteve përbën sekret shtetëror, ndërkohë është raportuar se parashikon një hua prej 302 milionë dollarësh për financimin e modernizimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Gjithashtu theksohet se marrëveshja ka për qëllim blerjen e pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO-s.

Pas pëlqimit të Presidentit Bajram Begaj, deputetët votuan që projektligji për ratifikimin e marrëveshjes të hyjë në fuqi menjëherë.

Related posts

Sllovenia përfshihet nga moti i keq

admin

Dhjetëra të arrestuar në Nju Jork pas protestës kundër ICE-së në Manhattan

Muhamet Ramadani

Netanyahu: Faza e luftimeve intensive kundër Hamasit po i vjen fundi, por lufta nuk ka mbaruar

admin