RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Reagon ashpër Kurti pas dorëheqjeve: Vuçiqi ka gënjyer amerikanët dhe evropianët

reagon-ashper-kurti-pas-doreheqjeve:-vuciqi-ka-genjyer-amerikanet-dhe-evropianet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas dorëheqjes së komunitetit serb nëpër postet institucionale të Republikës së Kosovës. Kurti ka deklaruar se preisdenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka gënjyer amerikanët dhe evropianët, duke u koordinuar me Rusinë.

Kurti në postimin e tij në ‘Facebook’ ka kërkuar nga qytetarët serbë të Kosovës të ruajnë qetësinë, pasi që sipas tij ai nuk është kundër tyre, por Beogradi është kundër tij.

“Është e qartë se për çfarë bëhet fjalë: presidenti i Serbisë ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët dhe evropianët; ai shumë shpesh takon dhe koordinohet me ambasadorin rus në Beograd. Serbia duke mos qenë vend demokratik po bëhet vegël e Kremlinit. Po ashtu, duket që ish zëdhënësi i partisë së Milosheviqit, tash ministër i jashtëm i Serbisë, është më i pushtetshëm sesa ish ministri i informatave të Milosheviqit, tash presidenti i Serbisë. Kjo është betejë personale e tyre për pushtet, as për qytetarët dhe as për shtet”, ka deklaruar ai.

“I ftoj të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë. Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje. Unë jam kryeministër që do t’ju shërbej duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Prioritet imi janë luftimi i korrupsionit, pra drejtësia, dhe zhvillimi ekonomik, pra punësimi; barazi e mirëqenie për të gjithë, pa dallim etnie, feje apo prejardhje. Mos i bojkotoni ose braktisni institucionet e Kosovës. Ato na shërbejnë të gjithë neve, çdonjërit prej jush. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike. Le t’i përmbahemi të gjithë bashkë vlerave demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, pluralizmit politik”, vijon postimi i tij.

Përgjatë së shtunës, pas një mbledhje të mbajtur në Zveçan, Lista Serbe bashkë me pjesëtarë të komunitetit serbë kanë vendosur që të dorëhiqen nga institucionet e Kosovës. Kjo, si shenjë revolte për vendimin për targat.

Related posts

Arrestohen dy zyrtarë të ATK-së, dyshohen për kontrabandim me barëra

admin

Szunyog, pas vendimit për Manastirin e Deçanit: Hap i mirëpritur, tregon përkushtimin e Kosovës

admin6

Lajçaku e O’Brien diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor

admin