Buka është pjesa më e madhe e shumicës së njerëzve, pasi ajo është kombinimi ideal për pothuajse të gjitha ushqimet.
Megjithatë, del se e buka që kemi futur në dietën tonë të përditshme sjell më shumë dëm sesa dobi..
Ajo është e lidhur me problemet , si: shtimi i nivelit të sheqerit në gjak, sjell varësi ndaj saj, sjell vështirësi në tretje etj.
Për fat të mirë, ne kemi një recetë për ju, krejtësisht natyrale që do të keni përfitime të shumta nga ajo:
Përbërësit
3 vezë
një maje luge gjelle kripë
100 gr. krem djathi
½ e lugës pluhur sodë buke
letër pjekjeje
Instruksionet:
Para së gjithash, merrni 2 pjata të vogla. Në të parën, rrahni të bardhët e vezëve, duke iu hedhur kripë, ndërsa në tjetrën kombinoni produktet e tjera të mbetura.
Sapo t’i përfundoni këto, kombinoni në një pjatë ngadalë, duke u siguruar që t’ia mbani volumin.
Vendoseni në një letër gatimi, jepini formën e rrumbullakët dhe vendoseni në tigan.
Pjekini ato për 25 minuta në furrë, me nxehtësi prej 150 gradë.