RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përplasen 4 autobusë në Stamboll, plagosen 99 persona

perplasen-4-autobuse-ne-stamboll,-plagosen-99-persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku 99 persona kanë mbetur të plagosur.

Mediat turke bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në një autostradë në Stamboll, ku në aksident u përfshinë 4 autobusë.

Fillimisht dy autobusë janë përplasur kokë më kokë dhe dy të tjerë më pas janë përplasur me ta.

Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe forcat zjarrfikëse e policie.

Të plagosurit u dërguan në spitale shtetërore dhe private për t’u ofruar ndihmën e parë. /euronews

Related posts

Kryebashkiaku i Moskës: Kryeqyteti rus u përball me sulmin më të madh me dronë në dy vitet e fundit

Kushtrim Guraj

Kriza e madhe e sigurisë, Irani godet ‘tradhtarët’ e brendshëm

Hevzi

Grupi “Wagner” do të vazhdojë aktivitetet e tij në Afrikë

Muhamet Ramadani