Akullorja e shtëpisë është padyshin një ëmbëlsirë fantastike, veçanërisht në këto ditë përvëluese vere. Aspak e mundimshme, kërkon pak përbërës dhe të mrekullon me shijen e saj fantastike.
Ju mund ta konsumoni në çdo kohë të ditës, ajo do t’ju freskojë dhe ëmbëlsojë menjëherë mendjen edhe shpirtin.
Ja një mënyrë e përgatitjes së akullores në shtëpi me shije të ndryshme, pa pasur nevojën e një makinerie.
Përbërësit
500 ml krem ??pana
350 g qumësht të kondensuar
Copa çokollate
1lgj kafe pluhur e tretshme
1lgj krem lajthie
Përgatitja
Hidhni në një enë kremin pana dhe përpunojeni me një mikser dore derisa kremi të fryhet dhe të jetë i butë.
Më pas shtoni qumështin e kondesuar dhe përpunojeni sërisht derisa përbërësit të bashkohen plotësisht.
Ndani masën në tre tasa dhe shtoni në njërën copat e çokollatës, tek tjetra kafenë dhe tek e fundit kremin e lajthisë.
Lërini në frigorifer për të paktën 3/4 orë.
Shërbejeni akulloren e ftohtë në një kaush ose në një gotë.