Mëlçia quhet edhe si laborator i organeve që kryejnë funksione të ndryshme, tretjen e yndyrave, hedhjen jashtë të helmeve dhe shumë tjerave.
Ushqimi i dëmshëm, shprehitë jo të mira ndikojnë në punën e secilit organ në organizëm, kështu edhe në mëlçi. Ushqehuni shëndetshëm, hidhni ushqimet e dëmshme nga menyja.
Ajo që ju ndihmon është ky lëng natyral që ofron dobi të shumta për shëndetin tuaj:
Pastron gjakun, përtërinë tretjen. E forcon sistemin imun, detokson trupin, parandalon inflamacionet dhe infeksionet, ndikon kundër kancerit, vepron si antioksidues, përmirëson metabolizmin, ul nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak, ndikon mirë në lëkurë.
Përbërësit e nevojshëm: 2 limonë; 1 trangull; Një grusht majdanoz; 200 ml ujë.
Përgatitja dhe mënyra e konsumimit:
Përbërësit i hidhni në blender derisa të fitoni një lëng. Këtë lëng ta konsumoni për një muaj, nga një gotë, 1-2 herë në ditë. Bëni pauzë prej dy javësh, më pas mund ta përsëritni.