RTV AHIRETI
Kuzhinë

Recetë për pudingun e Sheherzadës me mollë të pjekura, të cilit nuk do t’i rezistoni dot

recete-per-pudingun-e-sheherzades-me-molle-te-pjekura,-te-cilit-nuk-do-t’i-rezistoni-dot

Një ëmbëlsirë kremoze që në kombinim me këtë frutë të jep një kënaqësi fenomenale

Përveç pudingut të zakonshëm, pse të mos provoni diçka pak më ndryshe dhe të bëni një ëmbëlsirë të vërtetë orientale.

Përbërësit:

– 2 mollë,
– 2 feta bukë integrale,
– lajthi ose arra të grira,
– 1 l qumësht + 1 dl qumësht,
– 3 lugë niseshte gruri,
– 2 lugë mjaltë,
– pak kanellë.

Përgatitja:

1. Pritini mollët në kubikë, spërkatni me kanellë dhe shtoni dy feta bukë integrale të prera në kubikë dhe lajthi ose arra të grira. Përsëriteni të gjithë këtë edhe një herë, derdhni sipër 1 dl qumësht dhe piqni në një tepsi të vogël në temperaturë 175 gradë për 20-25 minuta.

2. Gjatë kësaj kohe ngrohni një litër qumësht në pllakë shporeti dhe tri lugë niseshte gruri i përziejmë në një enë dhe e hedhim në qumështin e vluar. Ulni zjarrin dhe ziejini duke e përzier vazhdimisht (nëse dëshironi, mund të zieni një puding të zakonshëm me vanilje).

3. Kur fillojnë të krijohen flluska, shtoni dy lugë mjaltë, përzieni, hiqeni nga zjarri dhe ftoheni. Hidhni mollët në një gotë të përshtatshme, sipër vendosni pudingun dhe dekorojini sipas dëshirës.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.

The post Recetë për pudingun e Sheherzadës me mollë të pjekura, të cilit nuk do t’i rezistoni dot appeared first on Telegrafi.

Related posts

Shpejt dhe lehtë: bukë e shijshme misri

admin

Si përgatiten makaronat alfredo?

admin

Speca të mbushur në tigan në mënyrën japoneze: Bëhen shumë shpejt dhe konsiderohen si një specialitet i paparë

admin