Reisul Ulema i Bashkësisë fetare Islame të RMV H.Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga drejtori i Diasporës, Dr. Selver ef Xhemaili, Drejtori i Sektorit fetaro arsimor Prof Jusuf ef. Zimeri dhe Drejtori për shkencë dhe kulturë islame Z. Musanif ef RufatI pritën në takim H. Mensur ef. Halili, kryetarin e Unionit të Qendrave Islame Shqiptare të Gjermanisë të shoqëruar nga Z. Kamber Arjulin, përgjegjës i financave
Reisul Ulema filimisht i dëshiroi mirëseardhje në BFI dhe i falënderoi për kontributin e madhë që jep në udhëheqjen UQISh në Gjermani në ngritjen e nivelit organizativ të jetës fetare dhe kombëtare të besimtarëve tanë me punë në Gjermani dhe shprehi gatishmërinë e tij për bashkpunim të ngushtë dhe të përbashkët në zhvillimet e jetës fetare në Gjermani dhe më gjërë.
Z Mensur ef. Halili u shpreh tejet falënderues për mikpritjen dhe për kontributin e BFI e RMV në organizimin e jetës fetare dhe për përkrahjen që u jep bashkatdhetarëve tanë në Europë, në veçanti në Gjermani.
Në fund Reisul Ulema i BFI e RMV i ndau mirënjohje për kontributin e tij të pashoq dhe punën e madhe që bënë në menaxhimin e jetës fetare në nivele të ndryshme.
Biseduan për shumë çështje që kanë të bëjnë me prezentimin e Islamit në kohën moderne si dhe bashkpunimin e ngusht të dy palëve si një kërkesë e domosdoshme kohës.