RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Remitencat shënojnë rritje, kaq para dërgoi diaspora gjatë vitit 2023

​remitencat-shenojne-rritje,-kaq-para-dergoi-diaspora-gjate-vitit-2023

Remitencat nga bashkatdhetarët tanë në pesë muajt e parë të vitit 2023 kanë shënuar vlerën mbi gjysmë miliardi euro.

Këtë vit ka një rritje të të ardhurave financiare nga diaspora mbi 50 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) kanë deklaruar për KosovaPress se dërgesat nga bashkatdhetarët tanë prej muajit janar deri në maj 2023 kanë arrit 502 milionë euro ose 51.5 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Deri në muajin maj të këtij viti, dërgesat e emigrantëve shënuan vlerën 502 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak kur kishim 450.5 milionë, me një ndryshim prej 51.5 milionë me shumë është vlera e dërgesave në 5 mujorin (pra periudhën janar-maj 2023) se sa në pesë mujorin e parë (janar-maj 2022)”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga BQK-ja për KosovaPress.

Sipas BQK-së, Gjermania prin me dërgesat më të mëdha në Kosovë gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti.

Trendi i dërgesave të parave nga diaspora kosovare apo remitencave ka shënuar rritje viteve të fundit.

Gjatë vitit 2022, remitencat e pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 1 miliard e 223 milionë euro, rritje vjetore prej 6.0 përqind, që përfaqëson 13.7 përqind të BPV-së.

Në vitin 2021 të ardhurat nga diaspora kanë qenë 1 milion e 153 milionë euro, më 2020, 980.1 milionë euro, më 2019, 851.7 euro, 2018, 800.5 milionë euro, më 2017, 759.2 milionë euro, më 2016, 691.0 euro dhe më 2015, 665.5 milionë euro.

Bashkatdhetarët përveç remitencave, kontribuojnë edhe me shpenzimet e tyre gjatë vizitave në Kosovë në pushimet verore dhe gjatë festave në dimër.

Vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre të hyrave nga remitencat janë një infuzion permanent për ekonominë e Kosovës.

Related posts

Hynë ilegalisht në territorin e Kosovës, arrestohen dy serbë në Leposaviq

RTI

Polonia irritohet nga fjalimi i presidentit ukrainas në OKB

rezart morina

Dyshimet se spiunët ushtarakë rusë kanë hakuar e-mailet e anëtarëve kryesorë të partisë së Olaf Scholz, Gjermania thërret për konsultime ambasadorin e saj në Moskë

admin