Situata në Serasan të Indonezisë sa vjen dhe rëndohet, pasi rrëshqitjet e dheut i kanë marrë jetën të paktën 30 personave.
Anëtarët e ekipit të kërkimit dhe shpëtimit të Indonezisë vijojnë të nxjerrin ende trupa të pajetë nga dheu masiv ndërsa ende 24 të tjerë mbeten të zhdukur.
Rrëshqitja e dheut, e shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm, rrëzoi kodrat përreth zonës, duke mbuluar dhjetëra shtëpi.
Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit ka deklaruar se rreth 700 persona të ekipit janë në gatishmëri në të gjithë zonën e prekur
Imazhet tregojnë se shkalla e dëmtimeve është e lartë, pasi dheu ka mbuluar shumë shtëpi.
Ende nuk dihet fati i personave të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht. Ata janë në gatishmëri deri në qetësimin e situatës së rëndë. /tch
FLASH: A landslide caused by torrential rain killed at least 11 people in Natuna Regency, Indonesia, today. This just confirms my School Boy’s Theory of History: it’s just one damn thing after another. Take a look at the damage:pic.twitter.com/3ygxHjaLOh
— Steve Hanke (@steve_hanke) March 6, 2023