RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rëndohet situata në Indonezi, shkon në 30 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut

rendohet-situata-ne-indonezi,-shkon-ne-30-numri-i-viktimave-nga-rreshqitjet-e-dheut

Situata në Serasan të Indonezisë sa vjen dhe rëndohet, pasi rrëshqitjet e dheut i kanë marrë jetën të paktën 30 personave.

Anëtarët e ekipit të kërkimit dhe shpëtimit të Indonezisë vijojnë të nxjerrin ende trupa të pajetë nga dheu masiv ndërsa ende 24 të tjerë mbeten të zhdukur.

Rrëshqitja e dheut, e shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm, rrëzoi kodrat përreth zonës, duke mbuluar dhjetëra shtëpi.

Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit ka deklaruar se rreth 700 persona të ekipit janë në gatishmëri në të gjithë zonën e prekur

Imazhet tregojnë se shkalla e dëmtimeve është e lartë, pasi dheu ka mbuluar shumë shtëpi.

Ende nuk dihet fati i personave të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht. Ata janë në gatishmëri deri në qetësimin e situatës së rëndë. /tch

Related posts

Aksident i rëndë në Loxhë të Pejës, humb jetën një person

Hevzi

“Shmangim çdo ndërhyrje të huaj”- Kompania Meta ndalon mediat shtetërore ruse nga platformat e saj

admin

Nxirren trupat e dy dëshmorëve nga rrënojat e një shtëpie në Khan Younis

admin