RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rënia e numrit të lindjeve në Japoni, Kishida: Shoqëria drejt falimentimit

renia-e-numrit-te-lindjeve-ne-japoni,-kishida:-shoqeria-drejt-falimentimit

Kryeministri i Japonisë ka deklaruar se shoqëria e vendit të tij është në prag të dështimit për shkak të rënies së kuotës së lindjeve.

Në një fjalim përpara ligjvënësve, Fumio Kishida ka nënvizuar se popullsia e vendit është një çështje që duhet të gjejë zgjidhje “o sot, o kurrë”.

Japonia, me një popullsi prej 125 milionë banorë, vlerësohet të ketë pasur më pak se 800 mijë lindje vitin e kaluar. Në vitin e largët 1970, shifra ishte më shumë se 2 milionë.

Përveçse në Japoni, popullsia po tkurret edhe në shumë vende të botës, përfshirë ato aziatike, por atje problemi është më akut.

Kjo, pasi jetëgjatësia është rritur në dekadat e fundit, që do të thotë se ka një numër të lartë të moshuarish dhe një rënie të numrit të punëtorëve që i mbështesin ata.

Aktualisht Japonia ka përqindjen e dytë më të lartë në botë të njerëzve të moshës 65 vjeç e sipër, rreth 28%, pas shtetit të vogël të Monakos.

“Shoqëria japoneze është në buzë të greminës. Fokusimi i vëmendjes në politikat për fëmijët dhe rritjen e tyre është një çështje që nuk mund të presë dhe nuk mund të shtyhet”, ka deklaruar kryeministri Kishida.

Ai ka shtuar se qeveria do të dyfishojë shpenzimet për programet e lidhura me lindjet dhe se një agjenci e re qeveritare që do të marrë përsipër zgjidhjen e problemit do të ngrihet në muajin prill.

Programe të ngjashme kanë ndërmarrë edhe qeveritë e mëparshme të vendit aziatik, por fatkeqësisht kanë rezultuar pa sukses.

Related posts

Pensionistët në protestë në të gjithë Francën për pensione më të larta

Muhamet Ramadani

Aksident tragjik në Itali, makina përplaset me kamionin, humbin jetën dy 20-vjeçarë shqiptarë, plagoset një grua

Muhamet Ramadani

Analiza/ Vrasja e liderit politik të Hamasit, rrit mundësinë e një luftë të përgjithshme mes Iranit dhe armikut të përbetuar, Izraelit

admin