RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Reporterët pa Kufij: 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit

reporteret-pa-kufij:-67-gazetare-u-vrane-ne-12-muajt-e-fundit

Gjashtëdhjetë e shtatë gazetarë janë vrarë gjatë 12 muajve të fundit, si pasojë e punës së tyre, u tha në raportin e ri të Reporterëve pa Kufij, organizatë që e cilësoi vitin 2025 si “vit vdekjeprurës për gazetarët”.

“Gazetarët thjesht nuk vdesin, ata vriten. Numri i gazetarëve të vrarë është rritur sërish për shkak të praktikave kriminale të grupeve ushtarake – si të rregullta ashtu edhe paramilitare – dhe krimit të organizuar. Të paktën 53 nga 67 profesionistë të mediave të vrarë gjatë vitit të fundit ishin viktima të luftës apo rrjeteve kriminale”, tha Reporterët pa Kufij.

Sipas raportit, pothuajse 43 për qind e gazetarëve të vrarë në 12 muajt e fundit u vranë nga Gazë nga forcat e armatosura izraelite.

Në Ukrainë, ushtria ruse “vazhdon të shënjestrojë gazetarët ukrainas dhe të huaj”, tha raporti.

“Gazetarët janë më në rrezik në shtetet e tyre. Vetëm dy gazetarë të huaj u vranë gjatë këtij viti: fotoreporteri francez Antoni Lallican, u vra nga një sulm rus me dron në Ukrainë, dhe gazetari nga Salvadori Javier Hercules, u vra në Honduras, ku po jetonte prej një dekade. Të gjithë gazetarët e tjerë të vrarë janë vrarë në shtetet e tyre”, thanë Reporterët pa Kufij.

Related posts

Irani dhe Kuvajti diskutojnë për “marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon”

admin

Mbi 200 kolonë të udhëhequr nga një rabin bastisin Xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite

Muhamet Ramadani

Filmi mbi vogëlushen palestineze Hind Rajab të vrarë nga Izraeli nominohet për Oscar

RTI