RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Reporterët pa Kufij thirrje komunitetit ndërkombëtar për “mbrojtjen e gazetarëve palestinezë”

reporteret-pa-kufij-thirrje-komunitetit-nderkombetar-per-“mbrojtjen-e-gazetareve-palestineze”

Organizata Reporterët pa Kufij (RSF) theksuan se shumë gazetarët kanë humbur jetën në sulmet që Izraeli ka filluar ndaj Gazës pas 7 tetorit dhe kërkuan që të zbatohet sa më parë rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) lidhur me mbrojtjen e gazetarëve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë nga faqja e internetit të RSF-së, dënohet ashpër pengesa e Izraelit që gazetarët palestinezë të përmbushin detyrat e tyre dhe për qasjen ndaj informacionit në Gaza.

Të paktën 84 gazetarë janë vrarë në sulmet e Izraelit që vazhdojnë prej më se 4 muajsh dhe se rreth 20 prej tyre kanë humbur jetë teksa ushtronin detyrën e tyre, theksohet në deklaratën ku organizatave ndërkombëtare dhe vendeve u bëhet thirrje që të ushtrojnë presion mbi Izraelin për ndalimin e sulmeve të tij.

Ndër të tjera në deklaratë nënvizohet se pavarësisht thirrjeve për hapjen e pikës kufitare Rafah të cilën Izraeli e ka përcaktuar si “zonë të sigurt”, autoritetet izraelite duke vazhduar të bllokojnë hyrjen dhe daljen në rajon, nuk u lënë vend për t’u larguar dhe strehuar gazetarëve.

Më tej thuhet se për shkak të sulmeve të Izraelit që vazhdojnë pa ndërprerë në Gaza është shkatërruar gazetaria dhe se gazetarët që kanë mundur të mbijetojnë për 4 muaj me radhë vazhdojnë jetën e tyre nën kushte çnjerëzore. Po ashtu në deklaratë kërkohet që të zbatohet në mënyrë urgjente rezoluta numër 2222 që KS-OKB ka miratuar në vitin 2015 lidhur me mbrojtjen e gazetarëve.

Ndër të tjera thuhet se janë bërë dy ankesa në prokurorinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për vrasjen e gazetarëve dhe shkatërrimin e organizatave mediatike në Gaza dhe se kjo siguroi që krimet e kryera kundër gazetarëve të përfshihen në hetimin që prokuroria e GJNP-së zhvillon në lidhje me Palestinën.

Related posts

Turqia dhe Iraku nënshkruan memorandum për bashkëpunimin në siguri dhe ushtri

rezart morina

Britania e Madhe lëshon 50 sanksione të reja ndaj Rusisë, synojnë degradimin e makinerisë luftarake të Moskës

admin

Rrahje në Merdar, policia: Patrulla u sulmua nga tre persona, dy zyrtarë janë lënduar

admin