RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vret një gazetar tjetër në Gaza

ushtria-izraelite-vret-nje-gazetar-tjeter-ne-gaza

Një tjetër gazetar ka humbur jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Zyrës për media të qeverisë në Gaza thuhet se gazetari Nafiz Abduljewvad, i cili punonte për Televizionin Palestinez, humbi jetën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në shtëpinë e tij në Deir al-Belah.

Numri i gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori është rritur në 124, kur Izraeli nisi sulmet e tij në Gaza. Në deklaratë shprehen ngushëllime për familjen e Abduljewvad dhe gazetarët palestinezë.

Zyra për media në një deklaratë më parë ka thënë se Izraeli vret qëllimisht gazetarë në Gaza “për të heshtur zërin e Palestinës, për të fshehur faktet dhe për të parandaluar që lajmet dhe informacionet të arrijnë në publikun rajonal dhe ndërkombëtar”.

Related posts

IPK: Gjatë vitit 2022 ishin 107 arrestime të zyrtarëve policorë dhe 157 suspendime

admin

Hungari, 5 të vdekur nga përplasja e trenit me një automjet

admin

Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë, i thotë Putinit presidenti i Afrikës së Jugut

admin