RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Republikanet në Idaho nisin ligjin për ndalimin e vaksinave mRNA pasi ‘krijimi i tyre është nxituar’

republikanet-ne-idaho-nisin-ligjin-per-ndalimin-e-vaksinave-mrna-pasi-‘krijimi-i-tyre-eshte-nxituar’

Vaksinat e tekologjisë mRNA— ku përfshihen dhe ato të Kovid — mund të bëhen ilegale në shtetin amerikan të Idaho pas një projekt-ligji të ri të prezantuar nga dy kongresmene republikane.

Ligji i senatores Tammy Nichols dhe i kongresmenes Judy Boyle, kërkon dënim per pakujdesi për ata që administrojnë vaksinat ‘mRNA’, që do të thotë se doktorët mund të burgosen deri në gjashtë muaj ose të gjobiten deri në $1,000.

Ligji u prit me kritika nga disa profesionistë të mjekësisë që argumentonin se lëvizja është e nxitur nga teoritë e konspiracionit mbi injeksionet.

Por argumentet kryesore të politikaneve nga Idaho ishin se gjilpërat ishin krijuar me nxitim duke lënë mënjanë standardet e sigurisë dhe efikasitetit, çka është përmendur shpesh edhe nga kundërshtarët e dozave për t’i refuzuar ato, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Vaksinat mRNA kanë një rrezik relativisht të vogël për efekte të rënda anësore si inflamacioni zemrës, çka ngriti pikëpyetje për aplikimin e tyre te të rinjtë, por autoritetet thonë se ato kanë shmangur rreth 3 milionë vdekje në SHBA.

Projekt-ligji i Idaho është aktualisht në komisionin e shëndetësisë dhe pret seancën dëgjimore para se të votohet.

Procesi pritet të jetë i ngadaltë për aprovim por mund të kriminalizojë përdorimin e vaksinave mRNA për Covid, madje do të kufizonte mjekimet eksperimentale për sëmundje të tjera si kanceri, që janë tashmë në testime.

Në projektligj thuhet: “Një person nuk mund të injektojë ose të administrojë vaksina të krijuara me teknologi të mesazherit në acid ribonukleik, në asnjë individ apo gjitar të këtij shteti”.

Shumë kundërshtarë të vaksinave mRNA citojnë besime të refuzuara si ai që thotë se teknologjia e mesazherit në RNA mund të ndryshojë përbërien e ADN-së.

Konservatorë si senatorja Nichols kanë shprehur shqetësime se vaksinat mRNA janë krijuar duke anashkaluar standardet e sigurisë.

Në këtë teknologji mesazheri i ARN-së mbështillet në një fluskë yndyre që më pas injektohet në trup, shkruan Daily Mail.

Më pas mRNA udhëzon qelizën të riprodhojë proteinën “spike” që është pjesë e koronavirusit, që trupi ta luftojë, të proteinës janë relativisht të panjohura.

Një studim i vitit 2021 i publikuar nga JAMA analizonte të dhënat e 2 milionë njerëzve që kishin marrë të paktën një dozë vaksinë Covid deri në maj 2021 dhe zbuloi 20 raste miokarditi (inflamacion i muskujve të zemrës) dhe 37 raste perikarditi, inflamacion i cipës së jashtme të zemrës.

Këto raportime kanë nxitur argumentet kundër vaksinave, teksa senatorja Nichols komantonte: “Kam prezantuar ligjin për të ndaluar të gjitha injeksionet me mesazher në acidin ribonucleic (mRNA) për shtetin e Idaho. /tch

Related posts

Tetë pretendues për kadetë përjashtohen pasi dolën pozitivë në testet për droga

rezart morina

Një vajzë palestineze vdes nga lëndimet e marra gjatë sulmeve izraelite në Gaza

admin

OKB pezullon shpërndarjen e ushqimeve në Rafah: Operacionet humanitare drejt kolapsit

admin