Një vajzë palestineze 10-vjeçare vdiq nga plagët e marra gjatë sulmeve të fundit izraelite në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ekuipazhet tona po punojnë për të transportuar kufomën e Lian Al-Shaer pasi ajo vdiq nga plagët që mori gjatë agresionit të fundit në Gaza”, njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze në një deklaratë.
10-vjeçarja Al-Shaer dhe dy fëmijë të tjerë u transferuan dy ditë më parë në spitalin Al-Makassed në Kuds për ndihmë mjekësore nëpërmjet vendkalimit Erez nga një ekuipazh i Gjysmëhënës së Kuqe.
Ajo mbërriti në spital të martën në një gjendje vdekjeje klinike, si pasojë e lëndimeve në kokë nga një raketë izraelite, bëri të ditur spitali Al-Makassed në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve Wafa.
Vdekja e saj e çoi bilancin e sulmeve izraelite në Gaza në 48 dhe 360 të plagosur të tjerë.
Sulmet izraelite u ndalën të dielën nën një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti. /aa