RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Reshjet e shiut vërshojnë disa lagje në Lezhë

reshjet-e-shiut-vershojne-disa-lagje-ne-lezhe

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht në zonat urbane. Sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë përmbytje në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”, si dhe në një sipërfaqe prej rreth 11.2 hektarësh.

Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Përmbytje janë raportuar edhe në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin.

Ndërkohë, në pjesën më të madhe të territorit raportohet edhe mungesë e energjisë elektrike për shkak të motit të keq. Ekipet përkatëse po punojnë për normalizimin e situatës. /rtsh

Related posts

Çavuşoğlu: PKK/YPG po vendos mina në rrugën e anëtarësimit të Suedisë në NATO

admin

Moska paralajmëron: Do të godasim objektivat ushtarake britanike, nëse forcat ukrainase…

admin

A e injoroi Rusia paralajmërimin e sulmeve “ekstremiste” të SHBA?

admin