RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Riadi zyrtar komenton përfshirjen në su’lmin iz’raelit në Jemen

riadi-zyrtar-komenton-perfshirjen-ne-su’lmin-iz’raelit-ne-jemen

Duke reaguar ndaj pretendimeve, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral brigade Turki al-Maliki tha të dielën se vendi i tij nuk mori pjesë në sulmet izraelite që synonin qytetin jemenas të Hodeidah të shtunën.

Ai theksoi më tej se Arabia Saudite nuk do të lejojë asnjë palë të shkelë hapësirën e saj ajrore.

Avionët luftarakë izraelitë nisën një seri sulmesh ajrore të shtunën duke synuar provincën Hodeidah të Jemenit në bregun e Detit të Kuq.

Agresioni kishte në shënjestër një rafineri nafte, duke çuar në një zjarr masiv që mund të shihet kilometra larg.

Pas sulmit izraelit në tokën jemenase, zëdhënësi i ushtrisë së vendit arab, Yahya Saree, tha se forcat e armatosura të Jemenit nuk do të hezitojnë të hakmerren ndaj sulmeve izraelite në portin Hudejda.

Duke folur në reagim ndaj sulmeve ajrore të regjimit sionist izraelit kundër një depoje nafte dhe objekteve të energjisë elektrike në qytetin Hudayada të shtunën, Saree tha se “Jemeni është i përgatitur për një luftë të gjatë me regjimin izraelit derisa të ndalojë sulmin në Rripin e Gazës”.

Related posts

Konflikti Izrael-Hezbollah, ministri i ekstremit të djathtë kërcënon Netanyahun: Nëse pranon armëpushimin në Liban do largohemi nga koalicioni

admin

Përmbytja e superjahtit/ Kapiteni refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të hetuesve, Prokuroria nis hetim ndaj dy anëtarëve të ekuipazhit! U kontrollohen dhomat e gjumit dhe u sekuestrohen celularët

admin

Pentagoni: Rritet shkalla e kancerit midis stafit ushtarak dhe pilotëve

admin