RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pentagoni: Rritet shkalla e kancerit midis stafit ushtarak dhe pilotëve

pentagoni:-rritet-shkalla-e-kancerit-midis-stafit-ushtarak-dhe-piloteve

Një studim i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) ka zbuluar një shkallë të lartë të kancerit në mesin e pilotëve ushtarakë dhe ekuipazhit për mirëmbajtjen e aeroplanëve dhe mbushjen e tyre me karburant, raporton Anadolu.

Hulumtimi i Pentagonit mbulon rreth 900 mijë njerëz që kanë fluturuar me avionë ushtarakë ose kanë punuar në shërbime mbështetëse midis 1992 dhe 2017.

Rrjedhimisht, është zbuluar se pilotët ushtarakë dhe ekuipazhi që furnizojnë dhe mirëmbajnë avionët janë në rrezik më të madh nga disa lloje kanceri sesa njerëzit e tjerë.

Studimi zbuloi se incidenca e kancerit është më e lartë tek personeli ushtarak, por ka një shkallë të ngjashme ose më të ulët të vdekjeve në krahasim me popullatën e përgjithshme.

Pentagoni zbuloi se anëtarët e ekuipazhit të aviacionit kishin një shkallë më të lartë të melanomës me 87 për qind dhe një shkallë më të lartë të kancerit të tiroides me 39 për qind.

Studimi thekson se ekuipazhet e aviacionit janë të ekspozuar 24 për qind më shumë ndaj rrezikut nga të gjitha llojet e kancerit në krahasim me popullatën e përgjithshme.

Studimi zbuloi se ekuipazhet tokësore kishin një shkallë më të lartë për 19 për qind të kancerit të trurit dhe sistemit nervor, 15 për qind shkallën më të lartë të kancerit të tiroides dhe nëntë për qind më të lartë shkallën e kancerit të veshkave, ndërsa gratë kishin shtatë për qind më të lartë shkallën e kancerit të gjirit.

Po ashtu bëhet e ditur se Pentagoni planifikon të kryejë hetime më gjithëpërfshirëse për të përcaktuar se ndaj cilave toksina ose faktorëve kancerogjenë është ekspozuar personeli.

Related posts

Franca e “gatshme të përgjigjet” nëse objektet ushtarake dhe diplomatike në Niger vihen në shënjestër

rezart morina

Mjekët në Gazë: Nënat nuk kanë qumësht për t’i ushqyer foshnjat

admin6

DASH: SHBA do të mbështesë çdo qeverisje demokratike, pro-perëndimore në Mal të Zi

admin