RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rikonstituohet Bordi i RTK-së, Besnik Boletini rizgjedhet si kryetar

rikonstituohet-bordi-i-rtk-se,-besnik-boletini-rizgjedhet-si-kryetar

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dëshiron të njoftojë publikun për rizgjedhjen e Besnik Boletini dhe Arta Berisha nga Kuvendi i Kosovës, si anëtarë të Bordit të RTK-së me mandat shtesë 3-vjeçar.

Në mbledhjen e Bordit të zhvilluar me datë 18 mars 2024, në përputhje me Ligjin për RTK-në, Statutin e RTK-së dhe Rregulloren e punës së Bordit të RTK-së, anëtarët e Bordit kanë rizgjedhur për kryetar të Bordit të RTK-së z. Besnik Boletini për një mandat shtesë.

Besnik Boletini ka qenë në këtë detyrë për një mandat 2-vjeçar deri në dhjetor 2023, kur mandati i tij ka përfunduar. Duke filluar nga data 18 mars 2024, Bordi i RTK-së do të vazhdojë punën nën udhëheqjen e Besnik Boletini si kryetar, ndërsa Albulena Mehmeti do të vazhdojë të mbajë pozicionin e nënkryetares.

Prioritet i Bordit të RTK-së do të mbetet mbikëqyrja transparente e punës së RTK-së në drejtim të reformave administrative dhe programore.

Bordi i RTK-së shpreh falënderim për besimin e Kuvendit të Kosovës në punën e Bordit, dhe premton që do të vazhdojë të punojë për përmbushjen e misionit të RTK-së në shërbim të publikut të Republikës së Kosovës.

Related posts

Izraeli vazhdon bombardimet dhe shembjet në jug të Libanit

Kushtrim Guraj

Dy anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

admin

BE-ja shqyrton mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për rindërtim të Ukrainës

admin