RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rikthehen kalimet në La Mansh, në një ditë zbarkojnë 13 gomone me 686 emigrantë

rikthehen-kalimet-ne-la-mansh,-ne-nje-dite-zbarkojne-13-gomone-me-686-emigrante

686 emigrantë të rinj mbërritën vetëm të premten me 13 gomone nga Franca drejt Anglisë, ndërkohe edhe këtë të shtunë kanë mbëritur emigrantë të rinj.

Kjo shifër është më e larta e regjistruar gjatë këtij viti, edhe pse disa qindra më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ardhjet e dy ditëve të fundit e çojnë shifrën totale në mbi 12.200 veta. Këto dy ditë ka qenë kohë e mirë në ngushticën e La Manshit, ndërkohë që java e kaluar kishte dallgëzime dhe erë, ç’ka pengoi përkohësisht kalimet ilegale. Mesa duket trafikantët e qenieve njerëzore i janë rikthyer biznesit me të njëjtin ritëm sa edhe vitin e kaluar, dhe duket se moti më shumë se gjithçka tjetër, është faktori që frenon apo inkurajon kalimet me gomone.

Ky fakt duket se vë në pikëpyetje pretendimin e qeverisë britanike se shtimi i masave dhe bashkëpunimi me autoritetet franceze, të cilat kanë marrë gjysmë miliard sterlina për të frenuar trafikantët që nisen nga Franca, mbetet çelësi i ndalimit te kalimeve me gomone. Mes të ardhurve ka edhe shqiptarë, edhe pse nuk dihet se sa janë krahasuar me vitin e kaluar, por mendohet se janë në shifra shumë më të vogla.

Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit në Londër që e cilësoi të paligjshëm planin e qeverisë se Rishi Sunak për dërgimin në shtetin afrikan të Ruandës, të atyre që vijnë ilegalisht me gomone, sipas analistëve mund të inkurajojë kalime të tjera gjatë muajve të verës, duke e vendosur politikën britanike të emigracionit në udhëkryq, edhe pse Londra nuk ka marrëveshje riatdhesimi me shtete te tjera, nga vijnë emigrantët më të shumtë, përveçse me Shqipërinë, e nënshkruar mes Ramës dhe Suank në dhjetor të vitit të kaluar. /topchannel

Related posts

Sërish alarm për bomba në shkollat e mesme të Shkupit

admin

Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike

rezart morina

I mbijetuari nga tërmeti në Adıyaman ndihmon të prekurit e tjerë pavarësisht që humbi 11 të afërm

rezart morina