RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rinumërimi ndryshon balancat: Fikrim Damka mbetet jashtë Kuvendit, mandati i kalon Ergul Mazrekut

rinumerimi-ndryshon-balancat:-fikrim-damka-mbetet-jashte-kuvendit,-mandati-i-kalon-ergul-mazrekut

Procesi i rinumërimit të votave ka sjellë ndryshime në rezultatet zgjedhore, duke lënë jashtë Kuvendit ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal dhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damkën.

Sipas të dhënave të deritanishme nga rinumërimi, mandati parlamentar pritet t’i kalojë Ergul Mazrekut, i cili aktualisht numëron 2.511 vota, 15 më shumë se Damka.

Gjatë procesit të rinumërimit, Damkës i janë hequr 68 vota, të cilat rezultojnë se i ishin atribuuar gabimisht.

Pas rinumërimit të 460 vendvotimeve nga gjithsej 914, numri aktual i votave të tij ka rënë në 2.449.

Rinumërimi ka nxjerrë në pah edhe parregullsi në Qendrat Komunale të Numërimit, me devijime të theksuara sidomos në komunën e Prizrenit. Në këtë komunë, deri më tani janë rinumëruar 188 nga 208 vendvotime, ku janë evidentuar dallime të konsiderueshme mes rezultateve fillestare dhe atyre pas verifikimit.

Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të përcaktojnë përbërjen finale të Kuvendit të Kosovës.

Related posts

Kurti viziton shkollën në New York ku mësohet shqip: Një arritje e rëndësishme

Irfan Jahiu

SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia zhvillojnë stërvitje të përbashkët të mbrojtjes raketore

Muhamet Ramadani

Fillon protesta e studentëve për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

admin