RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RMV: 18-vjeçari që shkeli për vdekje 79-vjeçaren arratiset jashtë vendit

rmv:-18-vjecari-qe-shkeli-per-vdekje-79-vjecaren-arratiset-jashte-vendit

Tetëmbëdhjetëvjeçari që e goditi për vdekje gruan e moshuar një ditë më parë, së bashku me babin e tij janë arratisur jashtë vendi. Ministria e Punëve të Brendshme bënë me dije se ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave në lidhje me aksidentin e djeshëm të trafikut në rrugën “Naroden Front” në Shkup, ku 18 vjeçari S.S. e goditi 79 vjeçaren L.J., dhe njejta nga lëndimet e marra ndërroi jetë, ndërsa shoferi iku nga vendi i ngjarjes me automjetin “Volkswagen Passat”. Policia ka arrestuar dy personat që kanë ndihmuar në arratisjen e tyre, ndërsa për dy të arratisurit kanë lëshuar fletëarrest.

“Shoferi S.S. (18) dhe babai i tij B.S. (45), me ndihmën e Sh.P. (45) dhe A.J. (53) nga Shkupi, dje u larguan nga vendi. Sh.P. dhe A.J. u privuan nga liria dhe kundër tyre u ngrit kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit për veprën penale ‘ndihmë në kryerjen e veprës penale’”.

Për të riun rëndojnë dy vepra penale.

“Kundër shoferit S.S. (18) është ngritur kallëzim penal për ‘krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik’ dhe për ‘mosdhënie ndihme personit të lënduar në aksident trafiku’, dhe po merren masa për gjetjen e tij dhe të B.S.Për të dy personat është lëshuar urdhër-arresti”.

Identifikimi i autorit të veprës penale, tregon policia është bërë përmes kamerave të “Qyteti të Sigurt” dhe kontrolleve shtesë të kamerave të ndërtesave përreth, si dhe deklaratave të dëshmitarëve. Është vërtetuar se automjeti ka qenë në pronësi të babait të 18 vjeçarit.

MPB gjithahstu njofton se automjeti “Volksëagen Passat” me të cilin është goditur gruaja dhe automjeti “Mercedes” me të cilin S.S. dhe B.S. janë larguar nga vendi, janë sekuestruar në stacionin policor dhe është njoftuar prokurori publik për procedura të mëtejshme.

Emine Ismaili /shenja

Related posts

Turqia dërgon 11 kamionë me ndihma në Ayn al-Arab të Sirisë

admin

Katër shtete në SHBA goditen nga stuhitë dhe tornadot, raportohet për 20 persona të vdekur

admin

Kurti: E mbështesim Ukrainën deri në fitore

admin