Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në dy vetura me targa të Shkupit janë gjetur 16 migrantë nga Siria.
Nga MPB sqarojnë se shoferi i njërës veturë është arrestuar, kurse tjetri ka arritur të arratiset.
“Me datë 29.07.2023 në ora 18:00 në një qarkore në afërsi të fshatit Kosturnik, nga punonjës policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare Sopot janë vërejtur dy automjete të pasagjerëve me targa të Shkupit “Opel Zafira” dhe “Seat Leon”, nga të cilat kanë zbritur persona-migrantë, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë larguar me vrap.
Pas masave të marra, A.N.(32) nga Shkupi, i cili me veturën “Opel Zafira” po transportonte migrantë, nga ana e zyrtarëve policorë është privuar nga liria.
Në vendngjarje janë gjetur 16 emigrantë, të gjithë nga Siria”, thuhet në komunikatën e MPB-së.