RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RMV: Rritet numri i krimeve, për tre vjet 49 vrasje

rmv:-rritet-numri-i-krimeve,-per-tre-vjet-49-vrasje

Veni ynë në dy vitet e fundit ka shënuar rritje të krimeve të raportuara. Sipas analizës së bërë nga Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike, totali i veprave penale në vitin 2019 ka qenë 4.712 vepra, numër i cili një vit më vonë ka shënuar rritje deri në 6.351 vepra penale, e që në 2021 është rritur deri në 7.634 vepra penale. Rastet e veprave penale kanë konstatuar ata, janë rritur rreth 34.71% nga viti 2019 në vitin 2020 dhe rreth 20.15% nga vitit 2020 në vitin 2021.

“Sa i takon dhunës në familje, si kryerës të veprës penale ‘dhunë në familje’ paraqiten meshkujt, edhe atë në vitin 2019 me 90.73% meshkuj dhe 9.27% femra. Kurse në vitin 2020, 90.07% kanë qenë meshkuj dhe 9.93% kanë qenë femra. Në vitin 2021 kryerës të veprës penale numërohen gjithsej 91.94% meshkuj dhe 8.06% femra. Edhe te ky lloj i veprës penale shënojmë rritje, edhe atë rreth 7.02% nga viti 2019 në vitin 2020 dhe rreth 5.20% nga viti 2020 në vitin 2021. Kurse totali i veprave penale dhunë në familje shkon në 1.154 për vitin 2021”.

Edhe tek personat e mitur të dënuar, që kanë kryer vepra penale vërehet një rritje e lehtë.

“Sa i përket të miturve të dënuar vërehet një rritje e lehtë. Në vitin 2019 kishim gjithsej 304 të mitur të dënuar si kryerës të veprave penale, 350 kemi në vitin 2020 dhe 382 në vitin 2021. Pra, numri i të miturve të dënuar është rritur rreth 15.13% nga viti 2019 në vitin 2020 dhe rreth 9.14% nga viti 2020 në vitin 2021. Shumica e kryerësve të veprave penale tek të miturit kanë qenë meshkuj edhe atë 92.15% dhe 7.85% femra. Raporti i rasteve të denuara me ata të denoncuar këtu është rreth 64.82%”.

Numri më i madh i veprave penale në këto tri vite janë kryer në llojin e veprave penale “rrezikim i sigurisë në komunikacionin rrugorë”- edhe atë në total 2.594 vepra penale. Kurse numri më i vogël ka qenë në llojin e veprave penale “vrasje” në total 49 vepra penale-vrasje./shenja

Related posts

Pamjet me dron zbulojnë përmasat e katastrofës së përmbytjeve në Libi

rezart morina

Kurti: Jemi të pakrahasueshëm me qeveritë paraprake, sukseset janë të dukshme

rezart morina

Lufta e Izraelit në Gaza – gjashtë muaj të pamëshirshëm vdekjeje dhe shkatërrimi

admin