Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka kërkuar Serbisë shtensionim të menjëhershëm të situatës pas ndalesës së qytetarëve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Rohde në platformën “X”, tha se ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës, përfshirë ata të komunitetit serb, është i papranueshëm.
“De-përshkallëzimi tani! Ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit, përfshirë serbët, nga autoritetet serbe është i papranueshëm dhe sigurisht jo ajo që mund të pritet nga një vend kandidat. Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe ne presim që edhe politikanët serbë të flasin për bashkëqytetarët e tyre!”, tha Rohde.