RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rohde: S’më bie në mend ndonjë shtet tjetër që kemi marrëdhënie kaq të fuqishme si me Kosovën

rohde:-s’me-bie-ne-mend-ndonje-shtet-tjeter-qe-kemi-marredhenie-kaq-te-fuqishme-si-me-kosoven

Sot, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u festua 15-vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare. Me këtë rast, u tha se Gjermania dhe Kosova ndajnë vlera të njëjta dhe se vendi ynë ka kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se Gjermania dhe Kosova kanë marrëdhënie të fuqishme diplomatike.

“Nuk më bie në mend ndonjë shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike. Nuk është vetëm diaspora me rreth 500 mijë qytetarë me prejardhje kosovare në Gjermani, por edhe pjesëmarrja në këtë ngjarje të sotme po e tregon dukshëm afërsinë tonë… Ne po ashtu ndajmë edhe vlera të njëjta”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Gjermania i ka ndihmuar shumë Kosovës në të gjitha fushat, shkruan KP.

“Gjermania na ka njohur ndër vendet e para, mirëpo para se të na e njoh pavarësinë, Gjermania për neve është shteti në të cilin kanë gjetur strehë shumë shqiptarë nga Kosova në vitet e 70-ta, në vitet e 80-ta e më pastaj edhe shumë refugjatë nga vitet e 90-ta, qoftë kjo për shkak të okupimit apo luftës më pastaj. Në këto 15 vite të miqësisë ndërmjet Republikës sonë dhe asaj gjermane, ne kemi kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane në sundim të ligjit, në arsim, në efiçiencë të energjisë dhe në infrastrukturë”, tha ai.

Related posts

​Kurti tregon për përfitimet që do t’i ketë Kosova me Lojërat Mesdhetare 2030

admin

Francë, sulmet raciste dhe antifetare kanë shënuar rritje

rezart morina

BE-ja i dorëzon Kosovës dhe Serbisë versionin e fundit të propozimit franko-gjerman

admin