RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Rosneft” paralajmëron rritje çmimi të naftës në Gjermani

“rosneft”-paralajmeron-rritje-cmimi-te-naftes-ne-gjermani

Kompania ruse e naftës “Rosneft” paralajmëroi sot se prodhimi i naftës në një rafineri në landin e Brandenburgut mund të ulet në manyrë dramatike për shkak të ndalimit të importeve të naftës nga Rusia.

“Nëse rafineria ‘PCK’ nuk vazhdon të furnizohet përmes naftësjellësit ‘Druzhba’, por përmes rrugëve të tjera, atëherë rafineria do të punojë me gjysmën e kapacitetit të saj”, deklaroi kompania më e madhe ruse mbrëmjen e kaluar, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”.

Një ulje e tillë e prodhimit do të çonte në humbje, që llogariten në më tepër se 300 milionë euro në vit dhe që do të kishin gjithashtu efekt goditës mbi pagimin e taksave.

Një rritje e mëtejshme e çmimeve të naftës dhe benzinës pritet gjithashtu të ndodhë në gjithë Gjermaninë, deklaroi kompania.

“Rosneft” bëri të ditur se po provonte të gjente rrugë të tjera furnizimi, por nënvizoi se nafta që sillet me cisterna në Rostok nga Shtetet e Bashkuara është 30% më e kushtueshme se nafta që vjen përmes naftësjellësit.

Bashkimi Europian vendosi ndalimin e importeve të naftës ruse që prej muajit maj, si pjesë e një sërë masash dhe sanksionesh të vendosura në përpjekje për ndalimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Përjashtime u bënë asokohe për vende si Hungaria dhe Sllovakia, që e kanë të pamundur ta përballojnë situatën pa naftën përmes naftësjellësit “Druzhba”. /atsh

Related posts

Zv/presidenti amerikan Vance: Kritikat ndaj Izraelit nuk duhet të ngatërrohen me antisemitizmin

Muhamet Ramadani

Operacioni amerikan në Iran pritet të përfundojë brenda “javësh, jo muajsh”

Muhamet Ramadani

Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? Kremlini i “përgjigjet” CIA-s: Kemi të dhënat e fluturimit të dronit ukrainas drejt ndërtesës

admin