RTV AHIRETI
Shëndetësi

“Rregulli 12”: Psikiatri i njohur shpiku një teknikë që e përdor kur gjithçka shkon keq në jetën e tij

“rregulli-12”:-psikiatri-i-njohur-shpiku-nje-teknike-qe-e-perdor-kur-gjithcka-shkon-keq-ne-jeten-e-tij

Një psikiatër i njohur ka ndarë teknikën e tij për të qëndruar i qetë kur gjërat shkojnë keq dhe kjo ju ndihmon të zhvilloni një gjendje mendore më të shëndetshme.

Dr. Daniel Amen, nga SHBA-ja tha se ai e praktikon ‘rregullin e tij të 12’ për t’i përballuar situatat kur ndodhin gjëra të vështira, shkruan DailyMail.

Mjeku thotë se ai qëndron i qetë kur 12 gjëra shkojnë keq [si pershembull në pushime ose në situata tjera] dhe e shpreh zemërimin e tij vetëm pas 13-tës.

“Dua të flas për rregullin e 12, është diçka që ua mësoj të gjithë pacientëve të mi dhe me të vërtetë nderon faktin që gjërat e këqija ndodhin, thjesht duhet të pajtoheni”, tha Dr Amen.

Ai tha se i erdhi ideja gjatë pushimeve dy javore me familjen e tij.

“Unë thosha se 12 gjëra do të shkojnë keq dhe nuk do të zemërohem, dhe nuk do të bërtas ose të sillem keq derisa gjëra e 13-të të shkojë keq”, shpjegoi eksperti.

“Dhe me të vërtetë gjashtë gjëra shkuan keq dhe unë nuk u mërzita fare”.

“Sa më shumë që e vlerësoni faktin se gjërat e vështira ndodhin dhe mund të vazhdoni tutje, aq më i shëndetshëm psikologjikisht jeni”, tha ai.

Shumë ndjekës të ekspertit e vlerësuan këshillën duke thënë se do ta provonin këtë rregull edhe tek vetja e tyre.

Related posts

Vetëm 20 minuta jashtë në mëngjes mund të transformojnë trurin tuaj, ja pse ky zakon ndryshon gjithçka

Hevzi

Disa fakte interesante për sheqerin

admin

Kujdesi ndaj të porsalindurit, një nga shqetësimet që përballen prindërit e rinjë

admin