Rreshter master, Shpresa Gashi ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake të Rreshter majorëve, të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gashi diplomoi në mesin e 495 nënoficerëve të lartë që ishin pjese e kësaj akademie, nga të cilët 65 ishin nënoficer të lartë ndërkombëtar nga 55 vende të botës.
Ishte Forca e Sigurisë së Kosovës, ajo që ka njoftuar për këtë lajm.
Ndërkaq, akademia e nënoficerëve është edukim një vjeçar i nivelit më të lartë të edukimit të nënoficerëve në ushtrinë e ShBA-ve.
hotel-flower.com
Misioni i kësaj akademie është të përgatit nënoficerët e lartë që të operojnë në nivel operacional dhe strategjik duke i aftësuar të kryejnë detyra në pozita udhëheqëse për zbatim të operacioneve tokësore, në një ambient të përbashkët, ndërkombëtarë dhe me agjencione tjera.