Anija e kërkim-shpëtimit Geo Barents e operuar nga organizata Mjekët pa Kufij (MSF) së fundmi u ankorua në portin jugor të Salernos së Italisë me 99 emigrantë të cilët i shpëtoi në dy operacione në brigjet e Libisë këtë javë, duke përfshirë 53 të mitur.
Bëhet e ditur se emigrantët përfshinin edhe fëmijë të vegjël që kishin vështirësi të ecnin pasi anija u ankorua.
“99 personat e shpëtuar më 10 korrik u zbarkuan në mënyrë të sigurt në Salerno”, njoftoi MSF.
Megjithëse në udhëtimin e tyre të mundimshëm, ata u përballën me ngacmime nga SSA libiane (forca e sigurisë), duke detyruar shumë prej tyre të hidhen në ujë dhe të rrezikojnë vdekjen”, shtoi organizata.
Siç raportohet, emigrantët përfshinin 53 fëmijë (41 djem dhe 12 vajza), 34 burra dhe 12 gra, të cilit vinin kryesisht nga Bregu i Fildishtë, Siria, Somalia, Pakistani, Guinea dhe Burkina Faso, shkruan ANSA.
“Kishte shumë fëmijë, dhe shumë prej tyre ishin të pashoqëruar në anijen Geo Barents që u ankorua në portin e Salernos me 99 emigrantë”, tha kryetari i bashkisë së Salernos, Vincenzo Napoli.
“Sipas informacioneve fillestare, shumica dërrmuese, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë pësuar abuzime dhe çdo lloj dhune fizike dhe psikologjike. Është një tragjedi e madhe”, shtoi ai.
“Ne si administratë komunale do të mbështesim këta njerëz që kanë vuajtur dhe vijnë në vendin tonë me shpresën për një të ardhme më të mirë”.
WATCH || Some 87 migrants rescued by Doctors without borders on Wednesday. Video released by MSF showed dozens of migrants jumping into the sea from an overcrowded migrant boat. All migrants on board the visibly-overloaded boat were rescued and taken aboard the Geo Barents ship,… pic.twitter.com/ABV14SqgnN
— DD India (@DDIndialive) July 10, 2024