RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rreth 2 mijë pinguinë kanë ngordhur në 10 ditë në Uruguai, ende mister shkaku – VIDEO

rreth-2-mije-pinguine-kane-ngordhur-ne-10-dite-ne-uruguai,-ende-mister-shkaku-–-video

Rreth 2,000 pinguinë janë gjetur të ngordhur në bregun lindor të Uruguait në dhjetë ditë. Pinguinët Magelanik ngordhën në Oqeanin Atlantik dhe u shpërndanë nga rrymat në brigjet e prefekturave Cannellones, Maldonado dhe Rocha (jug, jug-lindje).

Sipas informacioneve,testet për të përcaktuar nëse ata ishin infektuar me gripin e shpendëve dolën negative.

Kjo specie pinguinësh, e cila zakonisht shumohet në Argjentinën jugore, migron në veri në kërkim të ujërave më të ngrohta gjatë dimrit të hemisferës jugore. Mund të arrijë deri në bregun e shtetit brazilian të Espiritu Santo (juglindje).

“Është normale që një përqindje të ngordhë por jo kaq e madhe”,theksoi Laisagogen, duke kujtuar se një numër i ngjashëm ngordhënvitin e kaluar në Brazil dhe në atë rast pa shpjeguar shkakun.

Hector Kaimaris, përgjegjës për lagunën e mbrojtur Rotsa, tha se më shumë se 500 pinguinë u numëruan të vdekur në një shtrirje dhjetë kilometra të bregdetit. /abcnews

Related posts

Sondazhi/ Britanikët konsiderojnë si çështje të rëndësishme emigracionin për herë të parë që nga viti 2016

admin

Haradinaj, Kurtit: E ke humb rrugën, do me e ba llugë edhe në dialog, është fisnike me ditë kur me u tërheq

admin

Europa përgatitet për ndërprerje të funksionimit të rrjetit celular

admin