RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rreth 200 të vd’ekur nga tajfuni Yagi në Vietnam, mbi 100 të tjerë ende të zhdukur

rreth-200-te-vd’ekur-nga-tajfuni-yagi-ne-vietnam,-mbi-100-te-tjere-ende-te-zhdukur

Numri i të vdekurve ka arritur në 197 për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga tajfuni Yagi, i cili preku kryesisht Vietnamin verior. Rreth 800 persona të tjerë u lënduan.

Të paktën 128 persona të tjerë janë të zhdukur, ndërsa kulturat bujqësore që mbulojnë një sipërfaqe prej më shumë se dy milionë e gjysmë hektarësh janë shkatërruar, sipas një raporti zyrtar të publikuar më herët nga Ministria e Bujqësisë.

Pjesë të kryeqytetit Hanoi u përmbytën ndërsa rrëshqitjet e dheut vazhdojnë të raportohen në pjesë të veriut. Tajfuni Yagi, më i forti në Azi këtë vit, arriti në tokë të shtunën e kaluar.

Autoritetet në kryeqytet evakuuan me nxitim mijëra banorë nga shtëpitë e tyre, veçanërisht ato pranë lumenjve të fryrë, pasi ujërat arritën nivelet më të larta në dy dekada në ditët e fundit.

Qeveritë e vendeve të ndryshme, duke përfshirë ato të Australisë, Japonisë dhe SHBA-së, premtuan ndihmë për Vietnamin pas goditjes së tajfunit Yagi. /abcnews

Related posts

Franca thotë se kushtet nuk janë të përshtatshme për të njohur shtetin palestinez

admin

Dy të vdekur nga një shpërthim në Lushnjë

admin

Osmani priti në takim përfaqësuesit e ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s,

admin