RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Rreth 5.2 milionë turistë në Shqipëri gjatë kësaj vere, 2.2 milionë kosovarë

rreth-52-milione-turiste-ne-shqiperi-gjate-kesaj-vere,-2.2-milione-kosovare

Gati gjysma e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në harkun e muajve janar-korrik janë nga Kosova.

Fundi i gushtit kulmon edhe me largimin e pjesës më të madhe të pushuesve nga plazhet.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga 5.2 milionë të huaj në total, 2.2 milionë janë shqiptarë të Kosovës. Italianët janë të dytët me mbi 430 mijë turistë, ndjekur nga qytetarët e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Greqia dhe Gjermania.

“Vihet re që në dy vitet e fundit nuk po kemi më turizëm patriotik, por edhe nga vendet perëndimore. Ky është një sinjal shumë i mirë,” shprehet Albiona Muçoimaj për A2 CNN, operatore turistike.Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se Shqipërinë deri më tani e kanë vizituar turistë nga 152 vende të ndryshme të Botës.

Operatorja turistike, Albiona Muçoimaj tregon edhe se çfarë kanë preferuar më së shumti turistët e huaj në këto 7 muaj.

“Që nga mali, deti, turizmi kulturor gjithashtu. Ka një ndërthurje të shijeve dhe përzgjedhjeve nga të huajt.”

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se shtetet e vetme prej të cilave Shqipëria nuk ka pasur asnjë turist në harkun e muajve janar-korrik janë Kongo, Eritrea, Monako, Guinea, Bahamas dhe Belize.

Në bilancin e fund gushtit, operatorët vlerësuan se mungesa e fuqisë punëtore, rriti shpenzimet për ta, pasi u detyruan të ofrojnë dyfishin e rrogës për të plotësuar stafin. Por sërish, nuk gjetën staf të kualifikuar.

Related posts

PE-ja synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së – çka dihet për Kosovën?

RTI

Vr’itet një fotoreporter li’banez në su’lmin ajror iz’raelit në jug të Li’banit

admin

Izraeli, kupolë mbrojtëse kibernetike Shqipërisë

rezart morina