RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA e hapur për trajnimin e pilotëve ukrainas

shba-e-hapur-per-trajnimin-e-piloteve-ukrainas

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nëse mbushet kapaciteti në Evropë, janë të hapur për të ofruar trajnimin e pilotëve ukrainas në SHBA për avionët F-16, transmeton Anadolu.

Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Komunikimet Strategjike, John Kirby iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për media përmes internetit.

Lidhur me trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët F-16, Kirby vuri në dukje se procesi do të marrë kohë dhe se për këtë çështje vazhdojnë të punojnë me partnerët evropianë. Ai dha mesazhin se në rast të mbushjes së kapacitetit në vendet evropiane, ata janë kategorikisht të hapur për trajnimin e pilotëve ukrainas në SHBA.

Lidhur me kërkesën e administratës së presidentit Joe Biden ndaj Kongresit për miratimin fondit të emergjencës prej 40 miliardë dollarësh prej të cilëve mbi 24 miliardë dollarë do të përdoren për të ndihmuar Ukrainën, Kirby tha se nuk e dinë se sa do të zgjasë lufta. Ai mbrojti idenë se është e drejtë që të bëhet një parashikim i nevojave në kuadër të kësaj.

Related posts

Më 28 dhjetor zgjedhjet/ KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale në Kosovë

admin

E konfirmon Kurti: Nesër betohen kryetarët e komunave veriore

admin

Gjenerali Clark vazhdon ditën e dytë të dëshmisë në Speciale

Muhamet Ramadani