RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rrezikshmëri e lartë pas rrëshqitjes së dheut, mbyllet segmenti mes Suharekës dhe Prizrenit

rrezikshmeri-e-larte-pas-rreshqitjes-se-dheut,-mbyllet-segmenti-mes-suharekes-dhe-prizrenit

Ministria e Infrastrukturës ka dalë me një komunikatë lidhur me gjendjen e rrugës në autostradën “Ibrahim Rugova” pas rrëshqitjes së dheut.

Ministria ka thënë se është detyruar ta mbyllë qarkullimin në segmentin nga Suhareka deri në Prizren për shkak të rrezikshmërisë.

“Sot ka ndodhur një rrëshqitje e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në kilometrin e 26-të në mes të Suharekës dhe Prizrenit, rrjedhimisht për shkaqe sigurie dhe rrezikshmërisë së lartë në këtë segment jemi detyruar që ta mbyllim përkohësisht qarkullimim rrugor në segmentin nga Suhareka deri në Prizren, ndërsa rruga nga Prizreni në drejtim të Prishtinës është e lirë për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Ministria ka shtuar se me ekipet e mirëmbajtjes janë në teren dhe po punojnë deri në zhbllokimin e këtij segmenti rrugor.

Ajo ka kërkuar që qytetarët që nga Suhareka deri në Prizren ta shfrytëzojnë rrugën nacionale N25.

Related posts

Gjermania ka rreth 3.5 milionë refugjatë, DW: Ja pse 80.5% e tyre s’mund të dëbohen! Partia e Majta kritikon ashpërsimin e ligjit për të huajt

admin

Një transgjinore, autorja e një hataje vrastare në Kanada

RTI

Franca pritet të refuzojë ftesën e SHBA-së për t’u bashkuar me Bordin e Paqes për Gazën

RTI