RTV AHIRETI
Shëndetësi

Rreziku i zhvillimit të diabetit ndikohet nga koha kur e hani mëngjesin

rreziku-i-zhvillimit-te-diabetit-ndikohet-nga-koha-kur-e-hani-mengjesin

Mëngjesi konsiderohet vakti më i rëndësishëm i ditës. Kjo ndodh sepse trupi juaj kalon një të ashtuquajtur agjërim gjatë gjumit dhe ka nevojë për energji në mëngjes. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të hani mëngjes më herët.

Një studim i ri nga Instituti i Shëndetit Global në Barcelonë, i cili u krye në 100.000 njerëz, tregoi se koha kur vendosni të hani mëngjes mund të rritë shanset për t’u prekur nga diabeti.

Autori kryesor i studimit ka thënë se ngrënia e mëngjesit pas orës 9:00 rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me 59 për qind, krahasuar me njerëzit që hanin mëngjes para orës 8:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, përmes hulumtimit, ata zbuluan se nuk është e shëndetshme ta anashkalosh plotësisht mëngjesin, sepse kjo gjithashtu rrit shanset për diabetin dhe zbuluan se darka pas orës 22:00 mund ta rritë rrezikun e kësaj sëmundjeje. Ata theksojnë se njerëzit që hanë më shpesh vakte më të vogla, ulin rrezikun e diabetit.

Në mënyrë të veçantë, ekspertët thonë se metabolizmi duhet të mbahet në përputhje me orën e brendshme të trupit, e njohur si ritmi cirkadian, i cili reagon ndaj dritës. Kështu organizmi konstaton se jeni zgjuar gjatë ditës, ndërsa kur bie errësira sinjalizon se është koha për të fjetur.

Studimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu se të ngrënit jashtë sinkronizimit me ritmin tuaj të përditshëm, mund ta rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës. Edhe pse diabeti është më i zakonshëm te të moshuarit, ekspertët kanë paralajmëruar se tani po përhapet më shpejt edhe te njerëzit nën moshën 40 vjeçare.

Related posts

Ja se cili është ushqimi që mund të shkurtojë jetën tuaj me 36 minuta

rezart morina

Gështenja e egër kuron ulçerën dhe shiatikun

rezart morina

88 pacientë janë të spitalizuar nga COVID-19

admin