RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rreziku nga uria në Gaza, fëmijët presin në radhë për një vakt

rreziku-nga-uria-ne-gaza,-femijet-presin-ne-radhe-per-nje-vakt

Mijëra palestinezë po përballen me rrezikun e urisë dhe etjes në Rripin e Gazës, i cili është i ekspozuar ndaj sulmeve brutale izraelite, raporton Anadolu.

Gjithnjë e më e vështirë është të gjesh ushqim në Rafah, ku janë strehuar dhjetëra mijëra palestinezë që ikën nga sulmet izraelite.

Banorët e Gazës që janë strehuar në qytet, mbijetojnë falë ushqimeve të gatuara nga vullnetarët.

Fëmijë të shumtë qëndrojnë në radhë çdo ditë, duke mbajtur tenxhere dhe kova, për të marrë një vakt që do të thotë jetë për ta.

Sulmet izraelite e kanë lënë Rripin e Gazës në gërmadha me gjysmën e banesave të dëmtuara ose të shkatërruara dhe rreth 2 milionë njerëz të zhvendosur brenda enklavës për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.

Related posts

13 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Infektivë

admin

Sot në moshën 87 vjeçare, ndërroi jetë imami Fehmi ef. Raqipi.

rezart morina

Konjufca: Serbia cenoi sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës

admin