RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rriten tensionet, India pezullon vizat për kanadezët

rriten-tensionet,-india-pezullon-vizat-per-kanadezet

India ka pezulluar vizat për qytetarët kanadezë në mes të një mosmarrëveshjeje në rritje për vrasjen e një separatisti sikh në tokën kanadeze.

Ofruesi i shërbimit të vizave, BLS, nga India fajësoi “arsyet operacionale” për vendimin, raporton BBC.

Tensionet u ndezën këtë javë pasi Kanadaja ka njoftuar se po hetonte “akuza të besueshme” që lidhnin Indinë me vrasjen e liderit separatist, Hardeep Singh Nijjar.

India e hodhi poshtë akuzën duke e quajtur atë “absurde”.

Mesazhi për pezullimin e vizave u postua për herë të parë në faqen e internetit të BLS të enjten.

“Njoftim i rëndësishëm nga Misioni Indian: Për arsye operacionale, me efekt nga 21 shtatori 2023, shërbimet e vizave indiane janë pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm”, thuhet në njoftim.

Ministria e Jashtme e Indisë refuzoi të komentojë mbi këtë çështje.

Vendimi vjen një ditë pasi India u kërkoi qytetarëve të saj që udhëtojnë ose jetojnë në Kanada që të “ushtrojnë kujdes maksimal” në funksion të “aktiviteteve në rritje kundër Indisë dhe krimeve të urrejtjes të falura politikisht dhe dhunës kriminale në Kanada”.

Delhi ka njoftuar se disa kërcënime iu drejtuan diplomatëve të saj dhe disa indianëve “të cilët kundërshtojnë agjendën anti-indiane”.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka theksuar të hënën se agjencitë e inteligjencës po hetonin nëse “agjentët e qeverisë së Indisë” ishin të përfshirë në vrasjen e Hardeep Singh Nijjar, qytetar indiano-kanadez – të cilin India e kishte cilësuar atë terrorist në vitin 2020.

Nijjar u qëllua për vdekje në automjetin e tij nga dy persona të armatosur të maskuar jashtë një tempulli Sikh më 18 qershor në British Columbia. /koha

Related posts

Ekuipazhi ndërkombëtar do të niset për fluturimin suborbital, astronauti turk midis gjashtë anëtarëve të ekuipazhit

admin

Policia largon 6 kamera vëzhgimi nga vendet publike në Zubin Potok

admin

Shqipëri, vazhdon dërgimi i ndihmave drejt Turqisë

rezart morina