RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, vazhdon dërgimi i ndihmave drejt Turqisë

shqiperi,-vazhdon-dergimi-i-ndihmave-drejt-turqise

Nga Shqipëria drejt Turqisë janë nisur sot edhe dy kamionë me ndihma të ndryshme për familjet e prekura nga tërmetet shkatërrimtare, raporton Anadolu.

Ndihmat janë mbledhur nën koordinimin e Ambasadës turke në Tiranë dhe me mbështetjen e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ndërsa konsistojnë në krevate, dyshekë, ngrohëse, batanije dhe ndihma në produkte ushqimore.

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, i pranishëm në nisjen e ndihmave, në një deklaratë për mediat falënderoi organizatat dhe autoritetet shqiptare për ndihmat e ofruara për familjet e prekura nga tërmetet në Turqi.

“Edhe sot jemi këtu për të bërë të mundur nisjen e dy kamionëve të tjerë nën koordinimin e ambasadës dhe me mbështetjen e Fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’. Në përgjithësi janë ndihma të ndryshme”, tha ambasadori Atay.

Drejtori e ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, në deklaratën e tij për mediat tha se kamionët kanë ndihmat më emergjente, duke filluar sipas tij nga krevatet portative, dyshekët, ngrohëset, batanijet dhe ndihmat ushqimore.

“Më vjen mirë që ndihma jonë po kthehet në ndihmë dinjitoze drejt shtetit turk në këto ditë të vështira për Turqinë, për popullin turk, por edhe atë sirian. Ne do të vijojmë që bashkë me gjithë shqiptarët kudo që ata janë, të bëhemi bashkë për të nisur ndihma të tjera drejt Turqisë”, tha Hajdari.

Hajdari shtoi se reagimi qytetar ka qenë goxha i madh dhe sipas tij ndihmat që nisen sot nga Tirana janë në vlerën e 100 mijë dollarëve.

Nga Shqipëria drejt Turqisë janë nisur edhe më parë kamionë të tjerë me ndihma të mbledhura për familjet e prekura nga tërmetet.

Related posts

13 vjet nga vrasja e heroit Enver Zymeri

RTI

Ministria e Drejtësisë ia konfiskon 31 mjete transportuese Milan Radojiçiqit

RTI

Sveçla: Policia në Zveçan parandalon sulm terrorist

rezart morina