RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet mbi 38 mijë numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-mbi-38-mije-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 38.011 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës vazhdojnë prej 272 ditësh.

Sipas ministrisë palestineze, në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës kanë humbur jetën 58 palestinezë dhe 179 të tjerë janë plagosur.

Vetëm në dhjetë ditët e fundit, në sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Gazës kanë humbur jetën 385 persona.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 38.011, ndërsa numri i të plagosurve në 87.445.

Gjithashtu në njoftimin e ministrisë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat.

Related posts

Qytetet më të rrezikshme evropiane për të moshuarit nga vapa ekstreme

rezart morina

Turqia paralajmëron për veprim nëse mbyllja e konsullatave perëndimore vazhdon

rezart morina

Inkursioni i Ukrainës në Kursk, Kremlini po përgatitet për luftime disa mujore

admin