RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 12 numri i të vdekurve nga tërmeti në Pakistan dhe Afganistan

rritet-ne-12-numri-i-te-vdekurve-nga-termeti-ne-pakistan-dhe-afganistan

Numri i të vdekurve nga tërmeti i djeshëm me magnitudë 6,8, që goditi pjesë të Pakistanit, Afganistanit dhe Indisë, është rritur në të paktën 12, transmeton Anadolu.

Në Pakistan, njoftoi Autoriteti Provincial i Menaxhimit të Fatkeqësive (PDMA), të gjitha vdekjet e u raportuan në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, e cila kufizohet me Afganistanin.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Afganistanit, Ashraf Zaman, tha se incidentet e lidhura me tërmetin në të gjithë vendin rezultuan në të paktën tre viktima dhe 44 të plagosur.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti me magnitudë 6,5 ballë ndodhi në një thellësi prej 187 kilometrash me epiqendër në fshatin Jurm të rajonit afgan Hindukush.

Qendra Kombëtare e Monitorimit Sizmik në Pakistan fillimisht tha se tërmeti ishte me magnitudë 7,7, por Departamenti Meteorologjik i Pakistanit e korrigjoi në 6,8 ballë.

Mediat lokale raportuan se lëkundjet u ndjenë në kryeqytetin pakistanez Islamabad, në qytetet Rawalpindi, Lahore, Quetta, Sargodha, Mianwali, Peshawar, Kohat, Swat, Chitral, Dir, Shangla, si dhe në rrethet Punjab, Balochistan dhe Khyber Pakhtunkhwa.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Mirpul, Kotli dhe në rrethe të tjera të Kashmirit të administruar nga Pakistani.

Mbi mbi 80 persona në Pakistan u shtruan në spital, kryesisht si rezultat i shembjeve të çative dhe mureve, por shumica e të lënduarve, sipas zyrtarëve shëndetësor, pësuan lëndime të lehta.

Në kryeqytetin Islamabad, sipas autoriteteve kombëtare dhe provinciale të menaxhimit të fatkeqësive, disa ndërtesa shumëkatëshe pësuan çarje si rezultat i tërmetit, duke çuar që administrata të urdhërojë një evakuim të detyrueshëm.

Transmetuesi lokal ‘Samaa News’ raportoi se lëkundjet gjithashtu rrëzuan shtyllat e shërbimeve publike, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Kanali raportoi se gjithashtu edhe rrëshqitjet e dheut, si pasojë e tërmetit, bllokuan rrugën historike të mëndafshit që lidh Pakistanin me Kinën fqinje.

Tërmeti po ashtu tronditi pjesë të Kashmirit të administruar nga India, si dhe pjesë veriore të Indisë, përfshirë kryeqytetin New Delhi.

Related posts

Papa Françesku: Kam një dëshirë të madhe të shkoj në Kiev

admin

Evropa po përgatitet për “ndërprerje të mundshme” të energjisë gjatë dimrit

admin

SHBA dhe Arabia Saudite diskutojnë për zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

admin