RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 17 numri i të vrarëve në sulmet amerikane në Iran

rritet-ne-17-numri-i-te-vrareve-ne-sulmet-amerikane-ne-iran

Shtatëmbëdhjetë persona, përfshirë një grua, janë vrarë nga sulmet amerikane në Iran të kryera të mërkurën dhe të enjten, njoftoi Ministria iraniane e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.

Sulmet kanë plagosur gjithashtu 115 persona të tjerë, përfshirë dy gra, tha Hossein Kermanpour, kreu i Qendrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Informacion në ministri, në një postim në platformën sociale amerikane X.

“Deri sot janë kryer 14 operacione kirurgjikale, ndërsa 102 nga të plagosurit janë liruar pas marrjes së trajtimit”, shkroi ai.

Shifrat e fundit për viktimat vijnë pas përshkallëzimit të fundit ushtarak mes Teheranit dhe Washingtonit.

Përshkallëzimi nisi pasi SHBA-ja akuzoi Iranin për sulm ndaj tri anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe ndërmori sulme ndaj objektivave ushtarake iraniane përgjatë bregdetit jugor të vendit.

SHBA-ja tha se ka goditur infrastrukturën ushtarake për të penguar sulme të mëtejshme ndaj transportit detar ndërkombëtar, ndërsa Irani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa ndaj objekteve që i cilësoi si objekte ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt.

Të dyja palët kishin arritur një memorandum mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani më 17 qershor, me synim përfundimin e konfliktit dhe hapjen e rrugës drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.

Related posts

Von der Leyen: BE-ja duhet të përgatitet për skenarin më të keq të gazit

admin

Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të bankave

Muhamet Ramadani

Talebanët luftojnë për të ofruar shërbimet që dikur i pengonin

admin