RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 23.708 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-23.708-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Të paktën 23.708 palestinezë janë vrarë dhe 60.050 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha sot Ministria e Shëndetësisë e enklavës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ministria tha se 151 persona të tjerë u vranë dhe 248 u plagosën gjatë 24 orëve të fundit.

Një numër viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë dhe ekuipazhet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk mund t’i arrijnë ato, shtoi ministria.

Izraeli nisi sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Autoritetet pretendojnë se në sulmin e Hamasit janë vrarë rreth 1.200 izraelitë.

Sulmet izraelite e kanë lënë Gazën në gërmadha, me 60 për qind të infrastrukturës të dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë banorë të zhvendosur, të cilët përballen me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Related posts

Erdoğan e dha betimin si President i Turqisë pas rizgjedhjes – VIDEO

admin

Myftiu Tërnava takoi mualimet e Departamentit të Gruas së BIK-ut

admin

Kina kufizon eksportin e dronëve për të parandaluar përdorimin e tyre në luftën Rusi-Ukrainë

admin